Sulmuesi bullgar, Dimitri Berbatov është gjendur në shënjestër të kritikave për humbjen e penalltisë në gjysmëfinalen e Kupës së Anglisë ndaj Everonit. Megjithatë, trajneri i "djajve të kuq", Aleks Ferguson është vënë në mbrojtje të tij.
"Gjithmonë do të ketë kritika, pasi kur dikush paguhet 30 milionë Euro, atëherë së paku pritet që nga pika e bardhë të shënojë gol. Por, një gjë e tillë siç i ndodhi Berbatovit mund t'i ndodh cilido futbollisti. Nuk do të shkatërrohet bota nëse humbet një penallti, apo një ndeshje", ka pohuar Ferguson, duke shtuar:
Berbatovi ishte shumë i zhgënjyer dhe i pikëlluar, ashtu si të gjithë futbollistët e tjerë, mirëpo nuk shoh asnjë arsye për çka Berbatovi do të duhej të largohej pas këtij edicioni. Nëse përjashtojmë mungesën në disa ndeshje dhe penalltinë e humbur, atëherë mendoj se Berbatovi ka bërë një punë solide në skuadër".
23 April 2009
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment