03 April 2009

Agjenti konfirmon interesimin e Chelseat për Maicon

Agjenti i Maiconit, Antonio Caliendo, ka konfirmuar se Chelsea është në kërkim të klientit të tij.
Në fillim të kësaj jave u spekulua se mbrojtësi i Interit kërkohet nga Real Madridi, mirëpo Mbretërit janë tërhequr nga plani për ta transferuar brazilianin.

Ndërsa tani agjenti i tij ka njoftuar se disa skuadra angleze janë të interesuara për shërbimet e Maicon, duke përfshirë edhe Blutë.

“Janë disa skuadra evropiane të cilat kërkojnë shërbimet e tij. Madje edhe Chelsea i është vënë pas. Janë së paku tre skuadra angleze të cilat e dëshirojnë atë”, ka thënë Caliendo.

No comments:

Post a Comment