Sulmuesi i Liveproolit, Fernando Torres, të shtunën rikthehet në Bernaneu me plotë vetëbesim se kombëtarja e Spanjës do të mund të shënojë fitore ndaj kombëtares së Turqisë.
Spanjolli është një prej pesë lojtarëve të Liverpoolit i cili është në përbërjen e kombëtares së Spanjës për dy ndeshjet e radhës kundër Turqisë.
"Ndeshja e parë mes dy kombëtareve zhvillohet të shtunën në stadiumit e Real Madridit, ndërsa në ndeshjen tjetër Spanja do të udhëtojë në Turqi më 1 prill.
“Ndjehem mirë dhe i gatshëm pas lëndimeve të mia të mëhershme. Nuk duhet të mendojmë se gjithçka është e sigurt, por besoj se Spanja mund të nxjerr rezultatin e duhur në duel me Turqinë, që do të na çojë më afër kualifikimit për bë Botërorin 2010”, ka thënë Torres.
/Spanja është e para në grupin 5 derisa Turqia në anën tjetër është e dyta e renditur në grup.
24 March 2009
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment