Chelsea do të tentojë të sjellë në radhët e veta sulmuesin e CSKA Moskës Yuri Zhirkov, si rekomandim nga menaxheri i klubit, Guus Hiddink.
Daily Star shkruan se menaxheri i përkohshëm i bluve tashmë ka hapur rrugën për klubin të paguajë rreth 15 milionë funte për të sjellë në Stamford Bridge 25-vjeçarin Zhirkov, i cili ka qenë i rregullt në kombëtaren ruse nën drejtimin e Hiddink.
Pronari i klubit, Roman Abramovich, raportohet se i vlerëson ekstremisht shumë pikëpamjet e Hiddink dhe është i gatshëm të pranojë çdo sugjerim të holandezit.
“Ai ka qenë tepër i impresionuar nga Hiddink dhe dëgjon me vëmendje çdo gjë që ai ka për të thënë”, ka thënë një burim i afër me miliarderin rus.
24 March 2009
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment