03 March 2009

Toni i mungon Bajernit në përballjen me Leverkusenin

Bajerni i Mynihut duhet të bëjë pa Luka Tonin në ndeshjen e nesërme kundër Leverkusenit për çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë. Qendërsulmuesi italian ka pësuar një dëmtim në tendinën e Akilit, duke humbur kështu mundësinë të jetë prezent në ndeshjen e Dyseldorfit. “Ishte një ditë e keqe për Luka Tonin, i cili nuk është ndjerë mire. Mjekët tanë po bëjnë të pamundurën për të rikuperuar sa më shpejt futbollistin”, deklaron trajneri i Bajernit, Jurgen Klisman.

No comments:

Post a Comment