03 March 2009

La Liga: A do ta arrijë Reali, Barcelonën?

Barcelona ka dështuar në dy javët e fundit në La Liga, duke humbur kështu shkëlqimin e fillimit të sezonit, por duke humbur njëkohësisht edhe avantazhin e theksuar që kishte ndaj Real Madridit. Barcelona nuk ka fituar që nga barazimi 2-2 ndaj Real Betisit dy javë më parë, madje duke humbur dy ndeshje radhazi në La Liga, kundër Espanyolit dhe së fundi kundër Atletico Madridit. Djelmoshat e trajnerit Pep Guardiola nuk arritën të shënojnë fitore as në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve përballë Lyonit, ku barazuan 1-1. Pas humbjes së të dielës në Vicente Calderon, ajo që më herët dukej ‘e pamundshme’, tash duket shumë më e arritshme. Epërsia prej 12 pikësh e blaugranëve ndaj rivalit kryesor, Real Madridit, tash është ngushtuar në vetëm katër pikë. Në anën tjetër, me ardhjen e Juande Ramos në Real, kampioni i Spanjës ka filluar të shkëlqejë. Los merengues kanë nxjerrë pikë të plota në dhjetë ndeshjet e fundit në La Liga. Edhe pse ndeshja El Clasico është dy muaj larg me edhe tetë ndeshje që duhen zhvilluar në La Liga, pyetja që shumica bëjnë është se, a do të arrijë Real Madridi ta arrijë në pikë Barcelonën?

No comments:

Post a Comment