19 March 2009
Roma-Juve shenjestrojnë sulmuesin Kualjarela
Çifti Roma-Juventus vihet në garë për të marrë shërbimet e sulmuesit Kualjarela nga skuadra e Udinezes. Kjo sfidë, është e dyta pas asaj që do të zhvillohet në tapetin e gjelbër ditën e shtunë në stadiumin “Olimpiko”. Sipas Gazzetta dello Sport, forma e mrekullueshme e sulmuesit friulan ka ngjallur interesin e dy prej skuadrave më të mira të futbollit italian.Klubi i Romës është i interesuar edhe për shërbimet e futbollistit Espozito nga Leçe dhe Gubertit nga Bari. Ndërsa, Juventusi është i interesuar për një sërë lojtarësh në Europë, por aktualisht nuk ka konkretizuar asgjë.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment