19 March 2009
Juve hidhet në sulm për romanistin Filip Mekses
Juventusi hidhet në sulm për të marrë shërbimet e mbrojtësit të Romës, Filip Mekses. Francezi është objektivi më i ri i skuadrës torineze, e cila shfaq hapur dëshirën për afrimin e tij. Në këtë pistë Juventusi duhet të përballet me skuadrën e Milanit, e cila kërkon prej kohësh nga Roma shërbimet Meksesit. Gazzetta dello Sport publikon se klubi i Milanit është më pranë objetivit për të marrë mbrojtësin Mekses. Ndërsa, Juventusi ka të gatshëm një emër tjetër për mbrojtjen. Ai është Bellusci, dhe aktualisht aktivizohet me skuadrën e Askolit në serinë B. Drejtuesit e Juventusit mendojnë të largojnë në merkaton e verës edhe katër nga futbollistët e tyre, dhe ata janë Polsen, Zalajeta, Paluçi dhe Paladino. Vlera e tyre në total mund të arrijë tek 15 milion euro, të cilave pritet t’i shtohen edhe 15 milion të tjera për të marrë shërbimet e David Silvës nga Valencia.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment