21 March 2009
Podolski, Fridrish e Jansen në Kombëtare
Trajneri i Kombëtares gjermane, Joakim Lëv, ka publikuar listën me futbollistët që do të ketë në dispozicion për dy ndeshjet e ardhshme eliminatore, me Lihtenshtejnin dhe Uellsin. Në kontingjentin me 23 lojtarë, spikasin rikthimet e Arne Fridrish, Marcel Jansen dhe Lukas Podolskit. Të tre munguan në miqësoren e humbur me Norvegjinë, sepse ishin të dëmtuar. Në skuadrën gjermane është rezervuar një vend edhe për portierin e Hanoverit, Robert Enke, i cili nuk ka qenë i disponueshëm prej tetorit 2008.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment