22 March 2009

Përgjigja e Liderit

E gjithë bota mundë të bie. Por janë të pakët ata që mundë të kthehen duke u ngritur lart me forcë, sikur të mos ket ndodhur asgjë. FC Barcelona është njëra nga ekipet që mundë ta bëjë këtë. Pas 5 ndeshjeve pa fitore, ekipi i Pep Guardiolës është ndeshur më tri prova të komplikuara kundër Athletic Bilbaos, Lyon dhe Almeria duke i fituar ato. Nëntë gola të shënuar dhe vetëm dy të pranuar ishte kundërpërgjigja e azulgranë-ve në këto ndeshje të forta.
Lider të pa diskutueshëm në La Liga, në një të katërtën e Champion League dhe në finale të Kupës. Pëರ್ತೆಜ್ dyshimeve.
Baste në sulm
Barca është njëra nga ato ekipe që kurr nuk mjaftohet. Mu për këtë motiv kërkohet një fitore këtë pasdite, kundër revolucionit të këtij sezoni , Malaga. Të duja pëlqejn sulmin . Por është Barca që shënon më shumë gola, siç e ka demostruar me fitoren 1-4 në La Rosaleda, ku zotërimi i topit ishtë një utopi në një fushë përplot me baltë.
Mbrojtja, me mungesa
Përkundër ngurtësive në mbrojtje, Barcelona do të paraqitet në ndeshjen e pasdites me shumë pikpyetje prapa. Nga njëra anë, Puyol, Abidal dhe Milito vazhdojnë të jenë të dëmtuar, ndërsa nga tjetra anë sepse këtyre mungesave mundë ti bashkohet Pique, që këtë të shtunë kishte grip.
Gjat ditës do të mësohet se a do të jet Pique ne dispozicion për Malagan apo jo. Për çdo rast, qendër mbrojtësi i Barca Atletic, Alberto Botia është bashkuar me ekipin e parë.
Mungesa edhe tek Malaga
Por edhe Malaga, gjithashtu zbarkon me shumë mungesa : Wellington, Calleja , Miguel Angel, Adiran dhe Baha, i cili ka qenë titullar në 27 ndeshje të këtij kampionati, do të mungoj në Camp Nou.
Forcat janë të ekuilibruara në këtë aspekt.

No comments:

Post a Comment