22 March 2009

Nedvedi do të vazhdojë edhe një vit?

Legjenda e Juventusit, Pavel Nedved, ka deklaruar se në fund të sezonit do të heqë dorë nga futbolli aktiv, mirëpo agjenti i tij, Mino Raiola, është i mendimit se klienti i tij do të mendojë sërish për planet e tija të pensionimit dhe se do të bindet për ta rinovuar kontratën me Zonjën e vjetër.
“Mendoj se ai do të vazhdojë të luajë dhe mund ta bëjë këtë për shumë vite. Do të bëj gjithçka që mundem, për ta bindur Nedvedin që ta vesh fanellën e Juves edhe sezonin e ardhshëm”.
“Ende ekziston shpresa që të ndryshojë mendje. Ai dëshiron thjeshtë të largohet që të lë vend për lojtarët e rinj”, është cituar Raiola për “La Gazzetta dello Sport

No comments:

Post a Comment