21 March 2009

Përcaktohen çerekfinalet e “Champions”-it, Liverpul-Çelsi

UEFA hodhi të premten në mesditë shortin e cerekfinaleve të Ligës së kampioneve, sezoni 2008-2009, ku mbajtësit e këtij trofeu, Mancester Junajtid, do të ndeshen me portugezët e FC Porto ndërsa Chelsea dhe FC Liverpool janë përplasur përsëri në këtë tur të “Champions”-it. Shorti I h3edhur në mesditën e së pre,mtes në nion të Zvicrës ka përcaktuar edhe ciftet e tjera, konkretisht Villarreal- Arsenal, dhe Barcelona-Bayern München.
Datrat e cerekfinaleve të Ligës së kampioneve do të jenë: ndeshjet e para më 7 dhe 8 prill 2009, ndërsa ndeshjet e kthimit më 14 dhe 15 prill. Kujtopjmë se ndeshjet gjysmëfinale do të luhen më 28 dhe 29 prill, ato vajtje, ndërsa ndeshjet e kthimit më 5 dhe 6 maj. Finalja e sivjetme e Ligës së Kampioneve do të luhet në Stadiumin “Olimpico” të Romës, të mërkurën e 27 majit 2009, në orën 20.45. Sa u takon ndeshjeve gjysmëfinale, skema është e paracaktuar: Kështu, fituesja e ciftit Villareal-Arsenal do të ndeshet me fituesen e ciftit Manchester United-FC Porto, ndërsa fituesja e ciftit Livepool-Chelsea do të ndeshet me fituesen e ciftit Barcelona-Bayern Munchen.

Cerekfinalet e Ligës së Kampioneve

Villarreal CF (ESP) - Arsenal FC (ENG)
Manchester United (ENG) - FC Porto (POR)
Liverpool (ENG) - Chelsea FC (ENG)
FC Barcelona (ESP) - FC Bayern München (GER)

No comments:

Post a Comment