Eshtë dëmtuar Figo, ndërsa Stankoviç nuk është në gjendje të mirë fizike para ndeshjes me Rexhinën
Ka shumë pacientë në infermierinë e Interit. Dëmtimin serioz të rradhës e ka pësuar Luiz Figo, problem muskular në këmbën e djathtë, siç ka bërë të ditur saiti zyrtar i klubit zikaltër. Ka shumë mundësi të jetë një tërheqje muskulare, që ka nxjerrë jashtë loje portugezin 36 vjeçar për të paktën tre-katër javë.KUJDES STANKOVIÇ - Ndër të tjera, ka një farë shqetësimi edhe për Stankoviçin, i cili nuk është në maksimum në aspektin e gjendjes muskulare. Një problem i madh për Hoze Mourinjon, i cili është detyruar më parë të tërheqë në mbrojtje Kambiason dhe tani mund të ndodhet në vështirësi edhe në repartin e mesfushës.PERMBLEDHJE - Domethënë, nga dita e sotme emrat në listën e lojtarëve që mungojnë në prag të ndeshjes me Rexhinën janë shumë të rëndësishëm. Në mbrojtje nuk do të jenë në dispozicion i skualifikuari Samuel dhe të dëmtuarit Kivu, Materaci, Kordoba dhe Burdizo. Pra, përpara Hulio Sezarit do të luajnë sigurisht Maikon, Rivas, Kambiaso dhe Santon. Nëse nuk do të rekuperohet Stankoviç, do të duhet një shpikje edhe për lojtarët që do të aktivizohen në mesfushë, duke pasur parasysh konsideratën e pakët që ka sot Mourinjo kundrejt zikaltërve si Maksuell, Vieira, Mansini dhe Himenez. Parashikohet një tjetër e diel e mbushur me punë të rëndë për kapitenin Havier Zaneti dhe Sulei Muntarin. Përsa i përket sulmit, nuk mund të përjashtohet tredhëmbëshi.TE RINJTE - Të mërkurën në mëngjes, me rifillimin e stërvitjeve pas ndeshjes së të dielës së kaluar, Inter-Fiorentina, kanë qenë të pranishëm edhe dy lojtarë të rinj të sektorit të shpresave të skuadrës zikaltër: mbrojtësi Luka Kaldirola (lindur më 1991) dhe mesfushori Rene Krin (1990) i janë bashkuar në fakt bashkëmoshatarëve të tyre Mario Baloteli, Davide Santon dhe Françesko Blozoni. Kështu, Mourinjo vazhdon të tregojë interes për ekipin e të rinjve që drejtohet nga Espozito. Në veçanti, ndiqet me vëmendje Krin, mesfushori 18-vjeçar slloven, që ka zgjuar intersin e disa klubeve në Serinë B.
21 March 2009
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment