07 March 2009

Panajot Pano nderohet me titullin “Nderi i Kombit”

Legjenda e futbollit shqiptar, Panajot Pano, është dekoruar me titullin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Personalitet pjesëmarrës në ceremoninë e zhvilluar në “Pallatin e Brigadave” ishin të shumtë në numër, të cilët nderuan futbollistin më të mirë të gjitha kohërave në Shqipëri. “Panajot Pano ka qenë jo vetëm një brilant në futbollin shqiptar, por është edhe një njeri me të gjitha parametrat e qytetarisë. Dekorimi i Panos është një detyrim për institucionet për të dhënë një diapazon për njerëzit që kanë dhënë shumë për kombin e tyre”, është shprehur Presidenti Topi në fjalën e tij.

No comments:

Post a Comment