07 March 2009

Koboli: Futbolli ka nevojë të luhet dhe jo të flitet

Koboli Xhili kërkon të zbusë situatën e krijuar në futbollin italian pas kritikavë të fundit rreth gjykimeve të arbitrave. Presidentii Juventusit fton rivalin e tij, Masimo Morati, për të diskutuar rreth problemeve të futbollit, dhe të lënë mënjanë deklaratat shterpe, të cilat janë shpeshtuar ditët e fundit. “Do të dëshiroja shumë që Morati të vinte dhe të diskutonim rreth kampionatit, dhe jo rreth deklaratave të Murinjos. Mendoj se të gjitha këto që kanë ndodhur ditët e fundit duhet të arkivohen, pasi nuk ia vlen të flasësh akoma për gjëra efemere. Dua që të ulemi të diskutojmë si presidentë, pasi fubolli ka nevojë për t’u luajtur, dhe jo të flitet”, deklaron Koboli Xhili. Këtë javë trajneri i Interit, Hoze Murinjo, pati deklaruar se skuadra e Juventusit ka fituar disa ndeshje me ndihmën e gjyqtarëve. Juventinët u përgjigjen se deklarat e tilla nga Murinjo nuk u bënin përshtypje, pasi ato janë në mënyrën e Interit.

No comments:

Post a Comment