23 March 2009

Mourinho:Filozofia e Barcës ka pasur influencë më shumë tek unë se sa çdo trajner tjetër

“ Filozofia e Barcës më ka influencuar më shumë se sa çdo trajner tjetër” ka thënë Mourinho gjatë përurimit të tij doktor “ Honoris causa” në futboll nga Fakulteti I Motricidad i Universitetit Teknik të Lisbonës.
"Tekniku aktual i Interit të Milanos nuk fsheh elozhet për Barcelonën dhe vazhdon “ Është një klub me kulturë të veçantë. Ishin katër vite vendimtare, ku kam kuptuar disa koncepte që sot i vë në praktikë si trajner”.
PËRKRAH BARCELONËN NË CHAMPIONS
"Për sa i përket fatit që mundë të ketë ekipi i Pep Guardilës në Champions, Mourinho mendon që Barcelona është grupi më i përgatitur në ¼ e finales së Champion League.
” Diferenca ne mes të ¼ dhe gjysmë finales është shumë e vogël. Barcelona duket më e përgatitura, por në futboll asnjëherë nuk dihet” ka shpjeguar Mourinho, që konsideron që Chelsea , një ish-ekip tjetër i tij , është një ekip tjetër mjaft i fortë. .

No comments:

Post a Comment