24 March 2009

Giggs: Fati ende është në duart tona

Edhe pas dy humbjeve radhazi kapiteni i Manchester United, Ryan Giggs, e din se titulli i Premierligës ende qëndron në duart e tyre.
“Sigurisht se jemi të zhgënjyer me rezultatin. Pas humbjes së vikendit të kaluar, dëshiruam të dalim dhe të bëjmë një paraqitje të mirë”, ka thënë Giggs për televizionin e klubit.
“Ne nuk e bëmë këtë në pjesën e parë, pasimet tona ishin të dobëta dhe lëvizjet nuk ishin aq të mira. Thjesht nuk mund t’ia dilnim, ritmi a nuk ishte e mirë”.
“Të pranosh gol dhe të mbetsh me 10 lojtarë, duhej të funksiononim më ndryshe. Në pjesën e ditë luajtëm më mirë. Krijuam disa raste, por portieri i tyre bëri disa mbrojtje të mira. Nëse ndonjë përpjekje do të kishte përfunduar me gol, ndoshta mund të kishim fituar”, ka shtuar Giggs.
“Disa prej djelmoshave do të udhëtojnë me kombëtaret e tyre. Shpresojmë se nuk do të kemi lëndime dhe të rikthehemi në formën tonë kundër Aston Villas”, ka përfunduar Giggs.

No comments:

Post a Comment