21 March 2009

Mesi tek Barcelona deri në fund të karrierës


Lionel Mesi do të qëndrojë tek Barcelona deri në fund të karrierës së tij. Argjentinasi i shfaq edhe një herë dashurinë e tij klubit katalanas në një deklaratë për mediat spanjolle. "E kam thënë disa herë se dua të qëndroj tek Barcelona deri në fund të karrierës sime. Paratë nuk janë gjithçka, dhe ato nuk mund të ndryshojnë mendimin tim. Këtu jam për mrekulli", deklaron Mesi. Futbollisti 21-vjeçar deri tani në kampionatin spanjoll ka arritur të shënojë 18 gola në 24 paraqitje.

No comments:

Post a Comment