22 March 2009

Marselle kryeson Ligën franceze

Skuadra e Lorik Canës, Olimpique Marseille, është ngjitur në krye të tabelës në Ligën e Parë franceze, pas fitores kundër Nantes.
Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në Stade Velodrome, ndërmjet Olympique de Marseille dhe Nantes Atlantiques, ka përfunduar me fitoren e skuadrës vendase me rezultat prej 2-0.

Vendasit arritën të shënojnë dy gola të shpejtë në minutat e para të pjesës së dytë, me anë të Renato Civellit (54’) dhe Brandaos (59’), për t’i siguruar tre pikë shumë të rëndësishme të cilat e ngrenë Marseillen në krye të tabelës.

Aktualisht Marseille gjendet dy pikë para liderit të deritanishëm, Lyon, i cili të dielën e zhvillon ndeshjen e javës së 29-të kundër Sochaux.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, bëri një paraqitje të mirë në këtë takim duke luajtur plot nëntëdhjetë minuta.

No comments:

Post a Comment