22 March 2009

Armata romake thyhet në Olimpico

Kryendeshja e javës së 29-të në Serie A, e zhvilluar në Stadio Olimpico të kryeqytetit italian, ndërmjet Romës dhe Juventusit, ka përfunduar me fitoren e lartë të Zonjës së Vjetër, prej 4-1.
Juventus e filloi ndeshjen me pretendimin për ta ngushtuar diferencën e pikëve me Interin, në garën për ta fituar titullin kampion, ndërsa Roma objektiv kryesor ka një pozitë e cila çon në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.
"
Vlen të përmendet që të dyja skuadrat luajtën në mungesë të shumë lojtarëve të formacioneve bazë. Te Roma emrat e spikatur që mungonin ishin: Totti, De Rossi, Juan, Cicinho, Aquilani, Taddei, Perrota etj., derisa te Zonja e Vjetër, veç tjerëve munguan: Camoranesi, Sissoko, Zanetti dhe Amauri.

Pjesa e parë

Pjesa më e madhe e gjysmës së parë të ndeshjes u zhvillua me një ritëm jo shumë të shpejtë, me pak raste, pasi që skuadrat zhvillonin një lojë të mençur, duke u munduar të mos lënë shumë hapësira në fushë.
"Megjithatë, Bianconerët arritën që në minutën e 34 ta zhbllokonin rezultatin.

Një lëvizje e mirë e sensacionit juventin, Sebastian Giovinco, e gjeti sulmuesin Vincenzo Iaquinta, i cili e mposhti portierin Doni për t’ia dhënë avantazhin skuadrës mysafire, e cila shkoi në pushim me epërsi minimale.

Pjesa e dytë

Porsa filloi pjesa e dytë e ndeshjes (48’), skuadra e Romës barazoi rezultatin me anë të Simone Lorias, mirëpo ky gol vetëm sa i nervozoi lojtarët mysafir
"Goli i katërt i takoi legjendës së Juves, Pavel Nedved, i cili porsa hyri në lojë e përshëndeti portierin romak me një ‘volley’.

Me këtë fitore Juventusi mban gjallë shpresat për Scudetto dhe tani është katër pikë prapa Interit që të dielën e zhvillon ndeshjen e javës së 29-të kundër Regginas.

No comments:

Post a Comment