Napoli-Milan si në kohët e vjetra. Edhe pse nuk ka titull në garë, edhe pse sezoni i të dyjave ua ka zbehur objektivat. Pierpaolo Marino e paraqet kështu sfidën mes të kaltërve dhe kuqezinjve: “Napoli ndodhet në një pozicion që nuk ka probleme të mëdha, as përmirësime të mëdha, - thotë drejtori i përgjithshëm napoletan, - por është një ndeshje që në fund të viteve ‘80, vlente për titull.
Unë besoj se ajo atmosferë përjetohet akoma në Napoli. Pavarësisht nga momenti jo i mirë i skuadrës, publiku do ta mbushë stadiumin plot që në orët e para. Është një ndeshje klasike, që i shtohet si motiv më shumë edhe prania e Roberto Donadonit, që dikur zbriste në fushë si kundërshtar dhe sot është në stolin e Napolit. Do të jetë një emocion për vetë Donadonin, por edhe për drejtuesit e Milanit, që do ta kenë kundër siç ndodhi kur Roberto drejtonte Livornon”, - shpjegoi Marino.
Më pas, drejtuesi i lartë i klubit napoletan, u shpreh edhe për sulmuesin kuqezi Marko Borrielo, që është nga Napoli: “Është një lojtar që më pëlqen, por është e parakohshme të flasësh tani. Besoj se Milani synon shumë te Borrielo dhe nuk besoj se dëmtimet kanë ndikuar në gjykimin e klubit ndaj tij”.
20 March 2009
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment