Dunga nuk ka pasur dyshime dhe i ka paragrumbulluar në bllok:Kakà, Pato, Ronaldinjo, Tiago Silva. Të gjithë së bashku për ndeshjet kualifikuese të botërorit më 29 mars dhe 1 prill kundër Ekuadorit dhe Perusë.
“Kakà nuk na ka njoftuar që ka probleme dhe nuk mund të vijë, ndaj mendoj që do të jetë”, - tha zëdhënësi i trajnerit të Brazilit, Rodrigo Pavia. Në të vërtet, për Kakànë nuk dihet nëse do të luajë me Napolin, edhe pse braziliani është optimist. Me përjashtim të Patos, brazilianët e Milanit nuk po kalojnë një moment të mirë.
Për sa i përket Ronaldinjos, duket se ka rënë në “periferinë” kuqezi. Është e çuditshme historia e “njeriut që qesh” dhe që në këto ditë ka pak motive për të qenë optimist. Ai e gjeti vendin e tij, goli në derbin e fazës së parë krijoi dashuri rreth tij, por pas stërvitjes në Dubai, asgjë s’ishte si më parë. Ronaldinjo luan më pak, ndoshta humbi pak nga alegria e tij kur edhe u dëmtua.
Luajti jo në formë ndaj Bremenit në UEFA, por iu desh që të pushojë edhe më shumë. Por tani Ronaldinjo ndihet mirë dhe ka dëshirë të luajë, por në Napoli do të ulet në stol, sepse Milani ka gjetur një farë ekuilibri mes mesfushës e sulmit dhe riaftësimi i Sedorfit, do ta mbyllë ndoshta eksperimentin e Bekhamit si organizator. Momenti i Dinjos duhet ende të vijë.
Dhe atëherë provon Dunga t’ia ngrejë moralin me një sërë grumbullimesh, që kanë krijuar shumë dyshime në Brazil, sepse për shembull trajneri i “Selesaos” thirri Tiago Silvën që me Milanin vetëm stërvitet, ndërsa ka lënë në shtëpi Aleksin, që po luan shumë te Çelsi. Më 1 prill do të luhet ndeshja me Perunë në Porto Alegre, në stadiumin e Internacionalit, që është shtëpia e Patos më shumë sesa e Ronaldinjos, ish i Gremios.
Por Porto Alegre është qyteti i Ronaldinjos, milanisti në Porto Alegre ka dhe vilën e tij. Nëse luan ndeshje të rëndësishme për kualifikimin në botëror, mund të jetë terapia më e mirë për Dinjon, “i mbytur” nga qëndrimi në stol. Dhe Milani duhet të falënderojë Brazilin, që i detyron lojtarët e tij të luajnë e fitojnë, pavarësisht nga udhëtimet e gjata.
20 March 2009
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment