Mjeshtri i gjuajtjeve të lira i Lyonit, Juninho, ka deklaruar se skuadra e Barcelonës dhe superylli argjentinas, Lionel Messi, janë më të mirët në botë.
“Ne zhvilluam ndeshje shumë të mirë në shtëpi, mirëpo i lejuam ata të shënonin gol në fushën tonë”.
“Barcelona është skuadra më e mirë në Evropë dhe prandaj konsiderohen favoritë përballë nesh. Për më shumë, ata e kanë lojtarin më të mirë në botë sot, Lionel Messi”.
“Lyoni është skuadra më e mirë në Francë, mirëpo nuk është lehtë të jesh më i miri në Evropë. Ne jemi pa dyshim në top-dhjetë skuadrat më të mira në Evropë, por ëndrra e klubit mbetet titulli i Ligës së kampionëve”, ka thënë Juninho për “Sport”.
07 March 2009
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment