Mbrojtësi i Real Madridit, Fabio Cannavaro, ka deklaruar se sulmuesi i Atletico Madridit, Sergio Aguero, është ende i papjekur para golit, dhe ka shtuar se rreziku kryesor për Los Merengues në derbin e të shtunës do të vijë nga Diego Forlan.
“Aguero është lojtar i mirë në përballjet një me një, mirëpo ende nuk mund të konsiderohet i shkëlqyeshëm. Nuk them se nuk është i mirë, mirëpo ai shpesh i humb shanset për të shënuar, gjë që nuk duhet t’i ndodhë një sulmuesi. Ai është i ri dhe ka nevojë për kohë. Në të ardhmen do të bëhet lojtar i madh”.
“Mua më pëlqen Forlani. Ai vrapon shumë, është i shpejtë, godet me të dyja këmbët, krijon presion në mbrojtje dhe është inteligjent”, ka thënë mbrojtësi italian.
07 March 2009
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment