19 March 2009

Gigs: Kampionati është i hapur

Rajën Gigsi beson që Liverpuli nuk është më skuadër e dy lojtarëve dhe tashmë është sigurisht pretendent për titull. Mesfushori i Mançester Junajtedit u fut në lojë si zëvendësues në ndeshjen e fituar 4-1 nga djemtë e Rafa Benitezit në “Old Trafford”, vetëm disa ditë pasi mundën 4-0 Realin e Madridit në Ligën e Kampionëve. Mançesteri tani kryeson me katër pikë dhe Gigsi 35-vjeçar nuk e konsideron të fituar këtë kampionat. “Liverpuli është skuadër e fortë dhe kur janë në ditë të mirë mund të mundin këdo. Të rralla janë skuadrat që mund të fitojnë në “Bernabeu”.
Ata kanë lojtarë klasi dhe më parë mbështeteshin te Stiven Xherardi, kurse tani kanë edhe Fernando Torresin, Ksabi Alonson dhe Xhemi Karragerin. Ata kanë lojtarë cilësorë në çdo repart të fushës dhe nuk kam dyshim se kjo është skuadra e tyre më e fortë në vite. Kur na mundën në fazën e parë në “Anfield”, nuk luanin fare Xherardi dhe Torresi dhe ata ia dolën mbanë. Gara për titull nuk ka mbaruar, është e qartë. Nëse ne gabojmë sado pak, do t’u japim shpresë skuadrave ndjekëse”, ka thënë veterani Rajën Gigs.

No comments:

Post a Comment