06 March 2009

“Frenk Riberi mbetet me ne”

Presidenti i klubit të Bajernit të Mynihut, Karl-Hainc Rumenige, ka biseduar me homologun e tij në klubin e Barcelonës, Hoan Laporta, në lidhje me Frenk Riberinë dhe kalimin e mundshëm në “Kamp Nou”. I siguruar nga drejtuesit katalanas, Rumenige ka theksuar idenë e tij për të mbajtur francezin në skuadër edhe për sezonin e ardhshëm. Aq sa faktikisht e ka deklaruar të pashitshëm. “Hoan Laporta më ka telefonuar për të më siguruar se nuk ka asgjë të vërtetë – ka shpjeguar Rumenige për ‘L’Equipe’, –prandaj mund të them me siguri se do të mbetet në radhët e skuadrës tonë”.

No comments:

Post a Comment