24 March 2009

Carragher: Fitorja ishte një mesazh për titull

Mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, beson se Manchester Unitedi ka filluar ta ndjejë kërcënimin për titull, pas ngushtimit të diferencës në vetëm një pikë.
Carragher pranon se titulli është ende në duart e Djajve të Kuq, pasi ata kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, mirëpo është i bindur se Liverpooli do të jetë aty për të pritur gabimin e radhës të liderit.
“Fitorja jonë padyshim që ka përcjellë mesazh drejt Unitedit dhe Chelseat”.
“Po të kishim humbur pikë ndaj Aston Villas, humbja e Unitedit nga Fulhami nuk do të kishte rëndësi. Ndërsa tani Unitedi do ta kuptojë se e kanë të rrezikuar titullin”.
“Jemi të vetëdijshëm se titulli është ende në duart e Manchester Unitedit, mirëpo po mundohemi të shkaktojmë sa më shumë presion”, ka përfunduar Carragher.

No comments:

Post a Comment