Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, nuk mund t’i thotë JO mundësisë për t’u larguar nga San Siro në fund të këtij sezoni.
Spekulohet se Ancelotti është shënjestra kryesore e pretendentit kryesor për president të Real Madridit, Florentino Perez, ndërsa ndihmës-trajneri i Milanit, Mauro Tassotti, ka thënë se nuk është i sigurt nëse ish-trajneri i Juventusit do të qëndrojë me Rossonerët sezonin e ardhshëm.
“Ajo që po përjetojmë tani është diçka e çuditshme, e cila vështirë shpjegohet. Të shohim se çka do të ndodh deri në fund të Kampionatit...”, ka thënë Tassotti.
'Ndërsa i pyetur për situatën e tij, Ancelotti është përgjigjur shkurt: “Gjithçka është e mundur...”.
24 March 2009
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment