Portieri i Juventusit, Gigi Buffon, i cili është një tifoz i madh i skuadrës së Genoas, të shtunën ka edhe një arsye më shumë për të bërë tifo, pasi që Genoa e pret Interin në Stadio Ferraris.
“Gara për Scudetto është ende e hapur dhe presim lajme të mira nga Genoa. Pas kësaj ndeshje vjen derbi ynë (kundër Torinos), që është i pari për mua këtë sezon”.
“Kundër Torinos dëshiroj ta mbaj traditën: nuk kam humbur asnjë derbi të qytetit si lojtar i Juventusit dhe dëshiroj të vazhdojë kështu”.
“Tre pikë kundër Torinos do të jetë parapërgatitje e mirë para duelit në Ligën e Kampionëve (kundër Chelseat)”, ka thënë Gigi.
07 March 2009
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment