07 March 2009

Bayerni deklason Hannoverin

Ndeshja e zhvilluar të shtunën në Allianz Arena, ndërmjet Bayern Munichut dhe Hannoverit, ka përfunduar me rezultat 5-1 në favor të skuadrës vendase.
Kampionët gjermanë u gjetën në disavantazh në minutën e 15-të, kur shënoi Jiri Stajner, por ky gol ishte krejt çka bënë mysafirët në këtë takim, pasi pjesa tjetër e lojës i takoi krejtësisht Bayernit.
:Avantazhi i mysafirëve zgjati vetëm pesë minuta, pasi që Daniel Van Buyten barazoi rezultatin (20’), ndërsa menjëherë pas pesë minutave të radhës (25’), Miroslav Klose i kaloi bavarezët në epërsi.
:Rezultatin përfundimtar të pjesës së parë, prej 3-1, e vendosi Hamit Altintop (34’) duke dërguar skuadrën e tij në pushim me dy gola epërsi.
:Bavarezët shënuan edhe dy gola tjerë në pjesën e dytë, me anë të Lukas Podolskit (73’) dhe Martin Demichelis (89’), të cilët vendosën rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
:Me këtë fitore Bayerni ndan vendin e dytë me Hoffenheimin, Wolfsburgun dhe Hamburgun me nga 42 pikë.

No comments:

Post a Comment