Klubi zikaltër do të bindë sulmuesin të mos largohet në fund të sezonit
Dyshimet e Zllatanit lidhur me të ardhmen e tij tek zikaltrit nuk kanë lënë indifernt Interin. Drejtori teknik i klubit, Marko Branka, ka folur lidhur me situatën e suedezit që është i tunduar nga Barcelona për të kërkuar më shumë sukses edhe në Champions Ligë. Interi beson se i ka të gjitha mundësitë për ta bindur lojtarin për të qëndruar dhe për të rinisur me më shumë entuziazëm sezonin e ardhshëm. Natyrisht me disa përforcime në lartësinë e objektivave. Jo vetëm të Ibrahimoviçit, por edhe të vetë Mourinjos.
Ndërkohë, Ibra është i zhgënjyer. “Eshtë zhgënjimi sportiv i një kampioni, për të cilin kishte shumë rëndësi, ashtu si për të gjithë ne, të fitonte Champions Ligën. Jam i sigurt që do t’i kalojë”, ka thënë drejtuesi zikaltër, i cili më pas ka siguaruar tifozët lidhur me gjendjen psikologjike të lojtarit. “Nuk kam pasur nevojë të flas me të. Kam qenë i pranishëm në seancat stërvitore dhe ai është stërvitur në maksimum. Si gjithmonë. Nuk ka asnjë problem psikologjik dhe kjo është parë edhe kundër Fiorentinës”.
Pas pak kohësh do të flitet për të ardhmen edhe me Mourinjon. “Eshtë një gjë normale, aspak e veçantë. Kemi dëshirë ta bëjmë Interin akoma më të fortë. Eshtë e qartë se do të tregohemi të vëmendshëm ndaj mundësive që do të mund të përmirësojnë organikën tonë dhe do të diskutojmë lidhur me veprimet që do të duhet të bëjmë”. Nga ana tjetër Morati ka bërë shumë sakrifica gjatë këtyre viteve. “Sigurisht, presidenti ka investuar shumë, por nuk duhet të harrojmë se tani po korr frytet e investimit të tij.
Jemi në maksimumin e nivelit europian. Dhe do të bëjmë gjithçka është e mundur për t’u përmirësuar akoma”. Në fund çështja e Maksuellit dhe rinovimi i kontratës së brazilianit që skadon më 2010-ën. “Kemi një ofertë për Maksuellin, ai e njeh shumë mirë këtë. Për ne ai është një lojtar i rëndësishëm. Presim me optimizëm përgjigjen e tij”, ka thënë Branka.
20 March 2009
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment