03 March 2009

Tare i bindur se Zarate dhe Pandev do të qëndrojnë në Lazio

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, i cili tash ushtron detyrën e drejtorit sportiv të Lazios, Igli Tare, ka ripërsëritur planet e klubit për të ruajtur top tre lojtarët.
“Ne duam të nënshkruajmë marrëveshje të përhershme me Mauro Zarate dhe Matuzalem”, ka thënë ish-sulmuesi i Lazios.
“Kontrata e re me Goran Pandev tashmë është në duar. Ne jemi në vazhdë të negociatave dhe shpresojmë së shpejti t’i realizojnë këto zgjatje të kontratave”, ka shtuar Tare.

No comments:

Post a Comment