01 March 2009

Stoke City ndalon Aston Villan

Aston Villa nuk arritur të marrë pikë të plota ndaj Stoke Cityt, pavarësisht se ishte në epërsi të dyfishtë deri në minutat e fundit të ndeshjes, duke barazuar 2-2 në Villa Park.
Golin e parë për të zgjedhurit e trajnerit Martin O’Neill e shënoi mesfushori bullgar Stiliyan Petrov në fund të pjesës së parë të ndeshjes (44’), derisa i njëjti lojtar në pjesën e dytë të ndeshjes asistoi edhe në golin tjetër të vendasve, të cilin e shënoi sulmuesi John Carew (79’).
Por mysafirët bënë mrekullinë duke shënuar dy herë në tre minutat e fundit të ndeshjes. Së pari mbrojtësi Ryan Shawcross ngushtoi në minutën e 87-të ndërsa mesfushori Glenn Whelan nxori një pikë në minutën e fundit të kohës së rregullt (90’).
Aston Villa tash mbledh 52 pikë në pozitën e katërt, tre më pak se Chelsea dhe Liverpooli që mbajnë pozitat dy dhe tre.
Në ndeshjen tjetër të sotme, ekipi i shqiptarit Valon Behrami ka shënuar fitore minimale ndaj Manchester Cityt me golin e vetëm të ndeshjes të shënuar nga Jack Collison në minutën e 70-të të ndeshjes.
Me këtë fitore West Hami grumbullon 36 pikë në pozitën e shtatë të tabelës, derisa Manchester City mbetet në kuotën e 32 pikëve në pozitën e 11-të.

No comments:

Post a Comment