20 March 2009

Salihamixhiç: Titullin, sezonin që vjen

Mesfushori boshnjak i bardhezinjve, protagonist javën e shkuar ndaj Bolonjës, tregon momentin e tij

Një vit më parë arritëm të tretët, këtë vit ndoshta në vend të dytë, vitin e ardshëm shpresojmë që të fitojmë titullin.” I sinqertë, madje “kristal” si një ujë mineral. Jo rastësisht Hasan Salihamixhiç është për të gjithë “Brazo”, vëlla, që kur u largua nga lufta e Bosnjës, erdhi 15 vjeç në Gjermani, në Hamburg.

- Shtatë pikë nga Interi, besoni apo nuk besoni te titulli?

- Është shumë shpejt për të parë renditjen. Nëse marrim 30 pikë në dhjetë ndeshje, ka mundësi, por në të vërtetë është e vështirë të fitohen të gjitha. Në Bundesligë me Bajernin, kam fituar dy tituj në ndeshjen e fundit, në 2001-in madje me një gol në minutën e fundit, e njëjta gjë në sezonin pasardhës në minutat e fundit, ndaj dhe unë besoj”.

- Të shtunën e shkuar kundër Bolonjës frymëzuat shokët: një gol me kokë, një pasim për golin e Del Pieros dhe inisiatori i golit të Xhiovinkos. Cili është sekreti, këpuca me numër 43?

- Meritë e fizioterapistit, - qesh, - para ndeshjes më sistemoi kaviljen. Duhej një shkundje pas skualifikimit nga Championsi, e kishim moralin të ulët, u dhamë një mesazh tifozëve tanë dhe kundërshtarëve që ne jemi akoma.

- Nesër ndaj Romës luani për titull apo për të mbajtur larg Milanin nga vendi i dytë?

- Luajmë për tri pikët, që mund të vlejnë dyfish nëse dikush rreth nesh ndalon…

- Është më i fortë Ibrahimoviç apo Amauri?

- Unë vlerësoj Amaurin që është një sulmues i jashtëzakonshëm, nuk i mungon gjë: driblim, goditje me kokë, shpejtësi, luan për skuadrën. Ibra në vitet e fundit ka qenë vendimtar në skuadrat ku ka luajtur.

- Amauri në muajt e fundit ka qenë një qendër të një zgjedhjeje të vështirë, se cilën fanellë kombëtareje të veshë.

- Unë nuk kam pasur dyshime, nuk do ta tradhëtoja asnjëherë vendin tim. Në moshën 18-vjeçare luajta ndeshjen e parë me Bosnjën ndaj Kroacisë. Edhe pse Gjermania më kërkoi, unë zgjodha Bosnjën. Amauri është një profesionist dhe nuk është e vërtetë që vuan apo është i pavendosur. Po jep gjithçka për Juven. Besoj se do të zgjedhë atë kombëtare që do ta thërrasë.

- Mendoni se ka të drejtë Mourinjo kur tha: ‘Milan e Roma zero tituj’. Po Juvja?

- Ai tha atë që mendon, por ka folur shumë shpejt. Edhe Interi u skualifikua nga Championsi, por ne kemi akoma mundësi të fitojmë Kupën e Italisë nëse fitojmë ndeshjen e kthimit, por nuk është e lehtë.

- Pasi kaloi zhgënjimi në Champions, çfarë nuk funksionoi?

- Një gol i yni në Londër do të ishte një epërsi e madhe. Ne luajtëm shumë mirë në Torino, por Çelsi është një ekip i madh. Por do të përpiqemi në sezonin që vjen. Dy vjet më parë ishim në Serinë B. Kemi punuar mirë. Vitin e shkuar arritëm të tretët, tani jemi të dytët, ndoshta vitin që vjen… të parët. Ne jemi një grup djemsh të bashkuar, po rritemi.

- Por dikujt i ka kaluar mosha, Nedvedi për shembull që ka vendosur të largohet nga futbolli.

- Asnjë nuk i ka kërkuar të ikë apo të tërhiqet nga futbolli. Është një profesionist i madh, fizikisht i përshtatshëm, nuk besoj se do të largohet nga futbolli.

No comments:

Post a Comment