03 March 2009
Rosi: Zarate i rrezikshëm edhe pa shënuar
“Kemi zhvilluar një ndeshje të bukur, ekipi është në gjendje të mirë”. Më në fund Delio Rosi mund të buzëqeshë, dy fitoret rradhazi të Lacios së tij kanë lehtësuar ambientin. “Ishte e rëndësishme për ne, - ka vazhduar trajneri bardhekaltër, pas fitores ndaj Bolonjës -, që t’i jepnim vazhdimësi rezultateve pozitive”. Duke u rikthyer tek loja e grupit. “Në disa momente nuk jemi të bashkuar, por kjo bën pjesë në karakteristikat tona, problemi nuk qëndron tek moduli, por tek interpretimi i ndeshjes”. Gjithashtu është rikthyer tek goli edhe sulmuesi argjentinas Zarate. “Ishte shumë e rëndësishme për lojtarin të shënonte. Megjithatë, ai është gjithmonë shumë i rrezikshëm dhe nuk ka nevojë për të bërë gol për ta treguar këtë. Problemi i tij nuk ishte mungesa e golit, por për një sulmues ky është ilaçi më i mirë”. Tani Lacio shpreson që ai të rikthehet të shënojë siç ka bërë në fillim të sezonit. “Mua më intereson se çfarë jep për ekipin, jo vetëm për golat”, ka thënë Rosi.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment