20 March 2009
Ronaldinjo kërkon të luajë në ish-stadiumin e Maradonës
Ronaldinjo kërkon të aktivizohet këtë fundjavë kundër Napolit në stadiumin “San Paolo”. Dëshira e sulmuesit të Milanit për të luajtur në “San Paolo” vjen ngaqë në këtë stadium ka luajtur idhulli i tij, Diego Armando Maradona. Në një intervistë për Corriere dello Sport, braziliani zbulon disa fragmente nga fëmijëria e tij lidhur me një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave. “Të dielën dëshiroj të luaj kundër Napolit në stadiumin “San Paolo”, i cili është njëri nga të paktat stadiume të mëdha ku unë nuk kam luajtur. Ky stadium ka qenë i idhullit tim të madh, Maradonës. Ai ka qenë idhulli i gjith familjes sime. Shtëpia jonë ishte përplot me fotografi të Maradonës”, deklaron Ronaldinjo në intervistën e tij për “Corriere dello Sport
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment