03 March 2009
Ranieri: E duam Kupën e Italisë
Sot Lacio, ndërsa të shtunën derbi, pastaj ndeshja e kthimit me Çelsin në Champions. Për Juven hapet një javë “zjarri”, që mund të vendosë një pjesë të fatit të sezonit bardhezi. Edhe për këtë, Klaudio Ranieri predikon vëmendje dhe kërkon t’i marrë gjërat me radhë: “Ndërkohë të përqendrohemi të Kupa e Italisë, - tha trajneri i Juves. - Na pret një Lacio në një moment të shkëlqyer, që vjen nga dy fitore rradhazi dhe gjithnjë e vështirë për t’u përballur.Por ne Kupën e Italisë e vlerësojmë dhe duam ta fitojmë. Pastaj, duke parë që klubi e ka fituar nëntë herë, edhe pse suksesi mungon që nga 1995, na pëlqen ideja të fitojmë “yllin” e dhjetë virtual. Çelsi? Për ta mundur duhet të luajmë shumë mirë, që do të thotë se duhet të shënojmë gol dhe të mos pësojmë po ashtu. Duhet vërtet një Juve e madhe”. Klaudio Ranieri vazhdon të kërkojë David Silvën.Është lojtari i Valencias numri një në listën e shpenzimeve të trajnerit bardhezi: “Silva është një lojtar që më pëlqen shumë. E solla unë në skuadrën e parë te Valencia dhe dukej menjëherë që kishte diçka më shumë nga djemtë e tjerë. Diego? Është një kampion i madh”.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment