Trajneri i Real Madridit, Juande Ramos, ka thënë se ai nuk e ka përfshirë Gutin në takimin e të dielës mbrëma kundër Almerias për shkak të formës së tij dhe jo për çështje disiplinore.
Është spekuluar se Ramos e kishte lënë jashtë spanjollin, pasi që trajneri ishte lodhur me qëndrimet negative të mesfushorit. Mirëpo pas fitores kundër Almerias, Ramos kishte deklaruar se mungesa e Gutit kishte qenë e bazuar në performancën jo të kënaqshme të tij në stërvitje.
“E zgjodha këtë skuadër për shkak të kontinuitetit dhe duke u bazuar në mënyrën se si janë paraqitur lojtarët”.
“Ata të gjithë i kanë karakteristikat dhe dobësitë e tyre. Por unë mendoj se një lojtar si Guti mund të jetë shumë i dobishëm për skuadrën, prandaj do të mundohemi të nxjerrim më të mirën nga ai”, ka përfunduar Ramos.
23 March 2009
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment