06 March 2009

Peter Schmeichel: Van der Sar, me klas botëror

Ish-portieri i ManUTD, Peter Schmeichel ka rrëfyer se çfarë duhet për të qenë një zgjedhje e parë midis shtyllave të skuadrës së ManUTD.

Danezi, i cili ka fituar 5 trofe të Premier Ligës, tre të Kupës së Anglisë dhe një të Ligës së Kampionëve gjatë përiudhës së qëndrimit të tij në “Old Trafford”, nga vitet 1991-1999, beson se vetëm një portier me cilësitë e Van Der Sarit mund të ruajë katërkëndëshin e ManUTD.

“Për të qenë një portier te ManUTD duhet të zotërosh disa cilësi bazë – ka deklaruar Peter Schmeichel për “Daily Mail” –.

Për të arritur atë që ka bërë Edvini, duke mbajtur portën e pacenuar për 14 ndeshje të Premier Ligës, duhet të zotërosh diçka vërtet speciale. Sipas mendimit tim, Van der Sar është prej kohësh një prej portierëve më të mirë në botë. Kur kisha raste, përpara se ai të mbërrinte te ManUTD, e kam sugjeruar emrin e tij nëpër intervista dhe artikuj të ndryshëm.

Tani jam krenar që klubi ka besuar tek ai. Të jesh një portier për një klub kryesues si ManUTD duhet të jesh më shumë sesa një pritës i gjuajtjeve të kundërshtarit.

Një nga gjërat që e bën Van Der Sarin më të kompletuar është mënyra sesi i përdor këmbët e tij, mënyra sesi pason, domethënë marrëdhënia e veçantë që ai ka krijuar me topin.

Falë kësaj ka krijuar besim te mbrojtësit dhe te e gjithë skuadra. Nëse je portieri i ManUTD, je i detyruar të realizosh pesë pritje të mrekullueshme në një ndeshje.

Unë kishte raste që qëndroja 40 minuta pa pritur një top, por kyçi është që të arish të mbash portën e pacenuar dhe Van Der Sar po e bën këtë në mënyrë brilante”.

No comments:

Post a Comment