Playmakeri i Valencias, David Silva, është zgjedhja e preferuar e trajnerit Pep Guardiola, për të përforcuar ekipin e tij Barcelona në krah për sezonin e ardhshëm.
Sipas Sport, Silva i rikujton Guardiolës ish-shokun e skuadrës Dream Team, Michael Laudrup. Në të vërtetë, Silva shpesh e përmend Laudrup si një nga idhujt e tij.
Barcelona është duke kërkuar lojtarë të krahut të majtë për ta zavendësuar Thierry Henry. Përveç kësaj, problemet financiare të Valencias mund të bëjnë që ta shesin asin e tyre.
Edhe verën e kaluar Silva ishte shumë i kërkuar nga Guardiola, dhe ishte pranë kalimit në Barçë, por në momentet e fundit vendosi të qëndroj tek Valencia, duke theksuar se nëse do të largohej nga Valencia, do të shkonte vetëm tek Barca.
Barça poashtu është shumë e interesuar edhe në bashkëlojtarin e tij David Villa.
01 March 2009
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment