Pandev e Zarate, Fiorentina nis mësymjen
Idetë janë. Një mbrojtës, disa mesfushorë, një zgjedhje e vërtetë do të bëhet në sulm për Xhilardinon dhe Mutunë. Pantaleo Korvino ka filluar që tani të mendojë. Fiorentina kërkon një sulmues të vërtetë. Mrekullitë e Pacinit kanë lënë shenjë. Një skuadër për Champions duhet të ketë tri sulmues të besueshëm.
Dhe drejtori sportiv i vjollcëve po “markon” Lacion dhe dy “xhevahirët” e vet: Pandevin e Zaraten. I pari duhet të rinovojë kontratën (Lotito do të merret me këtë problem ditët në vijim); ndërsa për të dytin duhet të blihet edhe pjesa tjetër e kartonit (Lotito do të udhëtojë shpejt drejt Katarit). Pandevi është një zgjedhje e vlerësuar nga të gjithë. Dhe mund t’i afrojë Prandelit mundësinë për të luajtur me të dhe Xhilardinon në sulm dhe Mutunë si fantazist. I pëlqen edhe Nenè i Nacionalit, deri tani 15 gola. Për sa i takon mesfushës, Felipe Melo nuk preket, pavarësisht nga “mësymja” e Arsenalit. Dhe do të qëndrojë edhe Kuzmanoviç (shpejt do t’i rinovohet kontrata) dhe Montolivo. Por Fiorentina kërkon edhe dy lojtarë të tjerë të rëndësishëm. Objektivi i parë është Çigarini (përgjysmë mes Atalantës e Parmës). Në shënjestër është edhe Galopa (Siena) dhe Guarente (Atalanta). Por një gjë është e sigurt: klubi vjollcë nuk do të kërkojë një “regjizor” si puna e Liveranit. Për t’u përcaktuar mbetet edhe e ardhmja e Jorgenesnit, danezit që i skadon kontrata dhe për të cilin po interesohet Arhusi. “A jam optimist për rinovimin? Shpresoj të jem. Po pres. Edhe Korvino është në pritje? Të shohim kush do të presë më shumë: nëse diferenca do të ishte 50 mijë euro, do të kisha nënshkruar që tani”. Asgjë e re në fund sa u takon mbrojtësave, ndonëse një qendërmbrojtës do të vijë. Zapata pëlqehet më shumë nga serbi Ivanoviç, por kushton edhe më shumë.
Shumë do të varet nga renditja finale
20 March 2009
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment