03 March 2009

Napoli humb sërish, Reja në rrezik

Humbja e tetë rradhazi në transfertë, hera e parë në historinë e këtij klubi. Edi Reja e ka sqaruar menjëherë pozicionin e tij. “Nëse do të vija re se diçka nuk shkon në marrëdhënien time me lojtarët dhe klubin, nuk do të mendohesha dy herë dhe do të largohesha vetë. Ndodhem tek Napoli prej katër vitesh dhe sa herë që gjërat nuk shkojnë mirë flitet për zëvendësuesin tim. Personalisht, unë jap maksimumin në punën time, nëse kjo nuk mjafton atëherë nuk kam çfarë të bëj”. Kanë qenë deklarata të qeta ato të bëra nga trajneri i Napolit. Momenti vazhdon të jetë delikat, për herë të parë në këtë sezon Napoli ka përfunduar në dhjetë e ekipet e poshtme të renditjes. Por, skuadra ka dhënë shenja pozitive në përballjen me Juventusin, edhe pse Xhixhi Bufon nuk ka bërë ndonjë ndërhyrje të vështirë. “Kemi vënë në vështirësi Juven në pjesën e dytë, por nuk kemi krijuar raste të pastra. Gjithsesi, më ka pëlqyer loja e skuadrës”, ka thënë Reja

No comments:

Post a Comment