Skuadra e Fiorentinës ka shënuar fitore minimale në Stadio Franchi kundër skuadrës së Sienas, për të vazhduar kërkimin e pozitës së katërt e cila dërgon në Ligën e Kampionëve.
Të vetmin gol në ndeshje e shënoi rumuni Adrian Mutu (71’), i cili ia solli fitoren Violas pas dy humbjeve radhazi në Kampionat.
"Pikët e reja e largojnë Fiorentinën nga Roma dhe tani diferenca ndërmjet tyre është tre pikë, ndërsa vendi i katërt i cili mbahet nga Genoa, është vetëm dy pikë larg skuadrës vjollce.
22 March 2009
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment