20 March 2009
Milani, skuadra më e përfolur në mediat italiane
Milani është një skuadrat më të përfolura nga mediat italiane lidhur me merkaton e verës. Skuadra e Silvio Berluskonit ka shenjëstruar disa futbollistë për t’i patur në radhë sezonin e ardhshëm. Dje mediat italiane flisnin për një afrim të sulmuesit të Interit, Adriano. Drejtuesit e Milanit, sipas Gazzetta dello Sport, kërkojnë të marrin shërbimet e mbrojtësit brazilian Aleks. Për sulmin emrat më të lakuar janë ata të Etosë nga Barcelona dhe Adebajorit nga Arsenali. Trajneri Ançeloti ndodhet në të njëjtën linjë me preferancat e drejtuesve të lartë, por, ofertat e ardhuar nga Reali për të mund të presin në mes rrugën e bashkëpunimit Ançeloti-Milan.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment