03 March 2009
Milani kërkon të gjejë shkaqet e krizës
Kriza e Milanit është konfirmuar përfundimisht pas humbjes me Sampdorian. Drejtuesit e klubit milanez kërkojnë të gjejnë urgjentisht shkaqet që e kanë çuar skuadrën në këtë gjendje. Milani në mesjavë është eliminuar nga Verder Bremeni edhe në Kupën Uefa. Tekniku Karlo Ançeloti duket i paprekshëm në postin e tij deri në përfundim të sezonit. Largimi i trajnerit, pikërisht në përfundim të sezonit, duket i pashmangshëm. Mediat italiane publikojnë se në situatën e krijuar një ndikim të madh ka edhe mungesa e Rikardo Kakasë. Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, do të ulet në tavolinë së bashku me Ariedo Braidan dhe Leonardon për të diskutuar rreth situatës së jashtëzakonshme që ka përfshirë klubin. Nga përfundimi i kampionatit kanë mbetur edhe 12 javë të tjera, ndërkohë që Milani ndodhet 12 pikë larg Interit kryesues. Drejtuesit e klubit presin një reagim që në ndeshjen e radhës kundër Atalantës.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment