22 March 2009

Manchester City kërkon Zaraten

Klubi i pasur i Premierligës, Manchester City, vazhdon të mbetet i interesuar në sulmuesin e Lazios, Mauro Zarate.
Zarate është në huazim tek Lazio nga klubi i Katari,t Al-Sadd, dhe agjenti i tij Jose Alberti thotë se City mund të përpiqet të marrë shërbimet e argjentinasit edhe gjatë verës.

“City u interesuar për Zaraten edhe në janar dhe klubi më i pasur i bëtë mund të provojë sërish këtë verë”, thotë Alberti.

“Lazio ka sjellë një talent të veçantë në Itali, që ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane dhe gjatë dimrit City ishte i gatshëm ta transferojë atë me një ofertë të bujshme”, ka thënë agjenti i tij Jose Alberti.

“Lazio, në anën tjetër mund të jetë e qetë pasi kanë marrëveshje me Al-Sadd dhe e kanë lojtarin në duar”, ka shtuar më tej agjenti

No comments:

Post a Comment