20 March 2009

Mançester Siti në verë pritet të kryejë revolucionin

Mançester Siti pritet të bëjë një revolucion të vërtetë në merkaton e verës. Përveç afrimeve që përfliten çdo ditë nëpër media, ky ekip do të largojë një numër të konsderueshëm futbollistësh në këtë merkato. Këtë gjë e konfirmon trajneri i Sitit, Mark Hjuxh, i cili thotë se në ekip ka shumë lojtarë që luajnë në të njëjtat role.Kjo gjë e ka futur shumë herë në dilemë trajnerin, i cili e ka të vështirë për të caktuar se cilin do të hedhë në fushë. Hjuxh shpreson edhe në rikthimin në formë të Robinjos, i cili përballë Çelsit ishte në hije.

No comments:

Post a Comment