
Huan Laporta thur elozhe për trajnerin e skuadrës së tij, Pep Guardiolën. Trajneri i Barcelonës shprehet se Guardiola mund të bëhet mjaft mirë edhe president i klubit katalanas në të ardhmen. “Nuk arrij ta kuptoj dot sesa kohë ka Guardiola në drejtimin e Barcelonës. Më duket se ai ka vite të tëra në këtë detyrë, -deklaron Huan Laporta për ‘Punto Radio’. Ai gjithmonë e nxjerr në pah, direkt ose indirekt, dashurinë e tij që ka për klubin e Barcelonës. Guardiola është njëri prej atyre që mund të bëhet president i klubit në të ardhmen".Guardiola e mori drejtimin e Barcelonës pas largimit të holandezit Frek Rajkart. Ecuria e deritanishme e klubit katalanas është e admirueshme, por në katër ndeshjet e fundit ka marrë vetëm dy barazime, dhe në dy ndeshjet e tjera është mundur. Megjithatë, Laporta shprehet tepër optimist, duke deklaruar se skuadra e tij do ta kalojë këtë fazë të vështirë.
No comments:
Post a Comment