22 March 2009

Kthehet Barcelona shkatërruese

El Barça arrolló al Málaga
Pasi ka kaluar një periudhë paksa të zbehur në javët e fundit, është kthyer sërish në skenë Barcelona e frikshme, e cila e ka deklasuar Malagan.

"Ndeshja e të dielës mbrëma e zhvilluar në Camp Nou ndërmjet Barcelonës dhe Malagas ka përfunduar me fitoren e skuadrës vendase me rezultat prej 6-0.
"Serinë e golave hapi Xavi Hernandez (19’), dyfishoi Lionel Messi (25’), ndërsa trefishoi Thierry Henry (32’).
"Pa përfunduar pjesa e parë (43’), Samuel Eto’o shënoi për rezultatin 4-0, me të cilin skuadrat shkuan në pushim.
"Porsa filloi pjesa e dytë (51’), Dani Alves u regjistrua në listën e golashënuesve, ndërsa rezultatin përfundimtar prej 6-0, e vendosi golashënuesi më i mirë në La Liga, Samuel Eto’o (57’) me golin e dytë personal në këtë ndeshje.

No comments:

Post a Comment