19 March 2009

Kedira-Tashi, talentet e rinj bardhezi

Sami Kedira Serdar Tashi

Vizitat e shpeshta të Juves në Shtutgart për Fernando Meirën, kanë bërë që drejtuesit bardhezi të “zbulojnë” dy talente të rinj. Sami Kedira dhe Serdar Tashi. Kedira mesfushor dhe Tashi mbrojtës, janë të dy 22-vjeçarë, por kanë eksperiencë në Bundesligë, ku kanë fituar kampionatin në vitin 2007-të. Kedira, me origjinë nga Tunizia dhe Tashi nga Turqia, janë ndër lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares së të rinjve të Gjermanisë Under 21 dhe emrat e tyre janë të pranishëm në listat e shumë klubeve të Europës.
Edhe pse kontrata e tyre skadon midis viteve 2010-të dhe 2011-të. Kedira, pothuajse një metër e nëntëdhjetë i gjatë, preferon të luajë para mbrojtjes, por dhjetë golat e shënuar dëshmojnë për një orientim të mirë në fazën sulmuese. Ndërsa, Tashi, mbulon krahun e djathtë në qendrën e mbrojtjes dhe bashkë me Ariaudon mund të jetë i riu që mund të rritet për të zëvendësuar Legrotaljen dhe Melbergun.
Nga Anglia, ndërkohë, përmendet gjitnjë dhe më shumë emri i Florent Maludasë, që pas trasferimit të Hidinkut tek Çelsi ka luajtur si titullar vetë dy herë. Për mesfushorin e krahut, i cili mund të jetë pasuesi i Nedvedit, flitet për një ofertë rreth 12 milion euro për ta çuar në Torino këtë verë.

No comments:

Post a Comment